
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se vendimi për t’i bojkotuar disa debate televizive ka ardhur për shkak të vendimit të shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Haxhiu ka thënë se vendimi për bojkotim është marrë për shkak të qasjes së disa mediave.
“Ne e respektojmë punën që e bëjnë mediat, por natyrisht që kemi mospajtime, kryesisht qasjen e disave. Duhet me pranu që sot ka portale dhe televizione, por që nuk e bëjnë mirë punën e informimit”, ka thënë Haxhiu.
Ministrja e Drejtësisë ka thënë se nuk ka munguar informimi i qytetarëve të Kosovës, ngaqë siç tha ajo, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur takime të shumta me qytetarët. /Gazeta10/