
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim organizatën “Vatra”, me ç’rast së bashku kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, raporton Gazeta10.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufcs, tha se Organizata “Vatra”, ka lënë gjurmë në shtet-ndërtimin e Kosovës.
“Jemi të gëzuar me këtë Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Kuvendit dhe , e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kontributin e vet për kombin shqiptar dhe për Pavarësinë e Kosovës dhe gjithçka çka ka qenë e mirë dhe e nevojshme për popullin tonë”, tha Konjufca.
Kryetari i Organizatës “Vatra”, Ilmi Berisha, tha se në këtë fazë duhet që të gjitha energjitë intelektuale e lobuese të përqendrohen në njohjen reciproke me Serbinë.
“Ndihem i privilegjuar sepse ‘Vatra’ që 110 vjet është munduar ta ndihmojë Kosovën me mënyrat e veta. Është moment i mirë që t’i kanalizojmë energjitë tona intelektuale dhe lobuese dhe të formalizojmë njohjen reciproke me Serbinë”, tha ai./Gazeta10