Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi i Kosovës nesër me dy seanca, njëra vazhdim, tjetra e re

Gazeta10
25 November 2026 - 15:42

Kuvendi i Kosovës nesër nga ora 10:00 vazhdon seancën plenare, ku do të trajtohen pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.

Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 12 dhe 13 nëntor: Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike; votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Po ashtu pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 19 nëntor 2026: procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, zgjedhja e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës; rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Ndërsa, në orën 13:00 Kuvendi mban seancë të re plenare.

Në rend dite janë tri pika: deklarimet jashtë rendit të ditës; pyetjet parlamentare dhe miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
25 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.