Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

​Kuvendi miratoi në parim buxhetin për vitin 2023

Gazeta10
17 November 2022 - 17:08

Kuvendi i Kosovës me 64 vota pro, ka miratuar sot në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023, transmeton Gazeta10.

Kundër miratimit të buxhetit votoi vetëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli, ndërsa deputetët e partive opozitare u përmbajtën nga votimi.

Pas përfundimit të kësaj pike, kryetari i Kuvendit, mbylli punimet e seancës plenare.

Ndërkohë, Kuvendi nesër sërish do të mblidhet në orën 13:00, ku do të ketë debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.