Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Teatri i Operas dhe Baletit “mollë sherri” mes komunës e ministrisë – Zv.ministrja i përgjigjet Përparim Ramës

Gazeta10
11 November 2026 - 9:57

Zv.ministrja e Kulturës, Nora Arapi-Krasniqi ishte e ftuar sot në emisionin e mëngjesit n’Fluturim në Kanal 10 ku foli gjerë e gjatë për projektet e ministrisë dhe kompromisin e saj në mes arkitekturës dhe politikës.

Derisa duke folur për Teatrin e Operas dhe Baletit, për të cilën ka kundërshti dhe nuk po pajtohet Komuna e Prishtinës, që sipas tyre projekti është propozuar pa bashkëpunim, koordinim dhe planifikim të përbashkët me Kryeqytetin, ajo ka deklaruar se lokacioni i tij është bërë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, ku edhe propozimi ka qenë i tyre edhe në Kuvendin Komunal, dhe ne si ministri i kemi respektuar të gjitha hapat për hapjen e konkursit për projektin e kësaj ndërtese e cila është mjaft e rëndësishme, dhe që 20 vite ka tentime për t’u ndërtuar dhe kurrë nuk ka mbërri në nivelin që ka mbërri sot.

“Pra është ndarë parcela nga Kuvendi Komunal dhe ekziston vendimi dhe në bashkëpunim me kryetarin dhe është shpallë konkursi, dhe është përzgjedhur kompania dhe dje e kemi pasur prezantimin rreth fazës se deri ku ka arritur projekti”, tha mes tjerash Arapi-Krasniqi.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

Rama: Teatri dhe Muzeu Kombëtar 5 vjet të mbyllur, tash propozojnë Operën pa koordinim me Kryeqytetin

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.