Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi komunal i Mitrovicës thërret seancë sonte, pak orë para skadimit të afatit për zgjedhjen e kryesuesit

Gazeta10
11 Janar 2026 - 19:21

Seanca e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e cila ishte paraparë të mbahej nesër në ora 10:00, është zhvendosur për sonte në ora 21:30.

Ky ndryshim i papritur vjen për shkak të afatit ligjor për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Sipas Ligjit, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve nga dita e betimit të kryetarit të komunës.

Afati ligjor skadon sonte në ora 00:00, pasi Faton Peci ishte betuar më 12 dhjetor./jepi ze

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.