
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur qe seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të enjte.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri theksoi se me kërkesë të opozitës të enjten do të diskutohet në seancë parlamentare Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën.
Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se është e rëndësishme që Kuvendi të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky raport i KE-së.
Deputeti i AAK-së foli edhe për sigurinë në Kosovë dhe Ballkan. Ai tha se paqja e qëndrueshme për Ballkanin perëndimor lidhet drejt me Kosovën në NATO.
Duke folur për dialogun dhe transparencën e kryeministrit Albin Kurti, Tahiri tha se fatkeqësisht Kuvendi është i injoruar dhe në terr informativ.