Gazeta10

Kuvendi në Baden Württemberg, Krasniqi: Rritje e pandalshme e PDK’së kudo ku jetojnë bashkatdhetarët tanë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar në Facebook për Kuvendin në Baden Württembergtë të Gjermanisë, ku kanë mbajtur Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani.

Kryetar i kësaj dege është zgjedhur Shahin Dervishaj, Krasniqi thotë se ka pasur unanimitet.

Krasniqi ka thënë se ka rritje të PDK-së në vende ku jetojnë bashkatdhetarët.

“Në Baden Württemberg, me pjesëmarrjen e qindra delegatëve, mbajtëm Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani. Shahin Dervishaj u zgjodh me unanimitet Kryetar i Degës së PDK-së parë, nga gjashtë sa kemi në këtë shtet.  Edhe ky Kuvend, sikur në të gjitha shtetet e tjera ku i kemi themeluar deri tash degët tona në mërgatë, rikonfirmoi mobilizimin e madh dhe rritjen e pandalshme të Partisë Demokratike të Kosovës kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë”.

“Falënderoj të gjithë mërgimtarët për angazhimin dhe mbështetjen e Këshillit Iniciues dhe Komisonit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, që rezultoi me një organizim të shkëlqyeshëm të këtij Kuvendi, që zgjodhi edhe Këshillin Drejtues të Degës.  Në misionin tonë për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë – do të jemi gjithmonë bashkë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë