
Kuvendi i Kosovës sot shënoi edhe dështimin e 33-të me rend për konstituuimin e tij.
Kjo gjendje sipas komentatores politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka kaluar në monotoni.
Ejupi-Hajzeraj në “Gazeta” të Kanal10, kritikoi edhe partitë tjera për mosreagim ndaj ngërçit politik tash e dy muaj.
“Po e shohim që partisë në pushtet po i konvenon stërzgjatja e gjërave, atëherë këta tjerët nuk po bëjnë zgjidhje. E dimë që nëse i pari nuk mundet ta formoj Qeverinë, atëherë vazhdohet nga i dyti. Janë në një emër të përveçshëm, të cilin po e bijnë 33-herë në Kuvend, saç besoj edhe zonjën të cilën po e propozojnë nuk dihet më mirë, sepse ka kaluar në shaka dhe në neveritje për të gjithë“.