
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten.
Kështu vendosi kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavaci tha se në seancën e radhës do shqyrtohen disa projektligje, mes tyre edhe ai për anëtarësimin e Kosovës në SEPA.
Krahas kësaj, si pikë e veçantë do të jetë përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.