Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kvaratskhelia para ndeshjes ndaj Arsenalit: Jemi një nga skuadrat më të rrezikshme në botë

Gazeta10
29 April 2025 - 11:36

Paris Saint-Germain ka udhëtuar për t’u përballur me Arsenalin në sfidën e parë gjysmëfinale të Champions League.

Të dyja ekipet janë në një formë shumë të mirë këtë edicion në Ligën e Kampionëve dhe nuk ka një favorit në këtë takim.

 

Në prag të sfidës me “Topçinjtë”, sulmuesi i PSG-së, Khvicha Kvaratskhelia ka dalë në konferencë për shtyp. “Ne kemi sulmues të mëdhenj dhe jemi një nga skuadrat më të rrezikshme në botë. Mendoj se jam pështatur mjaft mirë në PSG, falë stafit, trajnerëve, klubit dhe sigurisht lojtarëve.

Champions League është ndoshta turneu më i rëndësishëm. Është ëndrra e çdo futbollisti dhe të gjithë duan ta fitojnë atë, por është shumë e vështirë. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, të fokusohemi në çdo ndeshje”, u shpreh Kvaratskhelia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.