Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ky është 25-vjeçari i dyshuar për sulmin seksual ndaj vajzës 9-vjeçare në Prishtinë

Gazeta10
02 January 2024 - 23:35

Sot u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë 9-vjeçare. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Sh. Namani, 25-vjeçar.

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, e mitura ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve policorë, në prani të prindit të saj.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.