Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ky është 39 vjeçari nga Drenasi që vdiq nga plagosja në “Bon Vivant”

Gazeta10
05 August 2023 - 9:51

Ka vdekur një nga personat e lënduar nga të shtënat me armë mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë. Kastriot Ramadani 39 vjeç dyshohet se ka ndërruar jetë, si pasoj e plagosjes së mbrëmshmë.

Viktima vjen nga fshati Zabeli i Ulët i Drenasit. Faqja e këtij fshati në facebook ka njoftuar për vdekjen e bashkëfshatarit të tyre, raporton Gazeta10.

“Njoftim mortor:

Ju njoftojmë se mbrëmë humbi jetën tragjikikisht bashkëfshatari ynë Kastriot Shefqet Ramadani. Per kohen e vorrimit ju njohtojmë me kohë. Në emer te fshatit Zabel i Ulët familjes Rsmadani iu shprehim ngushllime per humbjen e antarit te tyre në lulen e rinisë”, kanë shkruar ata në facebook.

Ndryshe, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.