Gazeta10

Ky është 60 vjeçari që vdiq në një hotel në Prizren pasi pësoi sulm në zemër (FOTO)

Një ngjarje të rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një hotel.

Siç mëson Sinjali viktimë e këtij rasti ishte Mirsad Ademoviq, rreth 60 vjeçar me kombësi boshnjake, që vdiq pas një sulmi në zemër.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se mjekët e kane konstatuar vdekjen e viktimës dhe se ishte bashkë me bashkëshorten e tij nga Novi Pazari.

Rasti është cilsuar si vdekje e dyshimtë.

“Me date 04.05.2024 rreth orës 11:46 policia është informuar se në Rrugën “Milan Shuflaj” në Prizren, konkretisht në një hotel një person ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka arritur patrulla policore, eprorët dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren Në vendin e ngjarjes ishte ekipi mjekësor i Emergjencës te cilët kane konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është M. A. I lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia Boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër. Personi i cili ka ndërruar jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi pazari, Republika e Serbisë. Viktima e rastit ishte mysafir i hotelit që nga data 1 Maj 2024. Në vend ngjarje kanë dal edhe Për rastin janë informuar hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni si dhe Me urdhër të prokuronit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa hapet rast “Vdekje e dyshimtë”, tha Bytyqi./Gazeta10

NË FOKUS

Screenshot 2024-05-15 120203
Detaje për vrasjen e 37-vjeçarit, dy të arrestuarit u zbuluan nga letra që e la i vetëvrari dhe nga pamjet e kamerave
Screenshot 2024-05-16 101903
A e dinit se vëllai i cili rrahu Teuta Selimin dikur ishte i martuar me këtë këngëtare të famshme shqiptare?
LAJMI-I-FUNDIT
E dhimbshme: Ky është i riu që i dha fund jetës sot në Çagllavicë – Policia nis hetimet (FOTO)
auto_-640-0-2a478c5587072ffb2975d9e2b582cc951715548892
E rëndë në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring pas grushteve
aksident-1-780x470-1-600x360-1
Vdes në aksident trafiku gjinekologu i njohur kosovar
lumbardhii
“Ajo ka kërkuar ….”, Lumbardhi tregon se pse u shkëputen me Kaderin
polii
Momenti kur kriminelët ua zënë pritën oficerëve francezë dhe i vrasin
Screenshot 2024-05-14 132948
E dhimbshme: Kjo është policja që dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Gjilan