Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është hetuesi policor që u arrestua për marrje ryshfeti, dyshohet se ka pranuar 1000 euro për të interferuar një rast

Gazeta10
08 February 2024 - 20:31

Inspektorati i Policisë së Kosovës sot ka arrestuar një hetues të PK-së, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur që në pranga të IPK-së ka renë Bekim Hyseni, hetues në Stacionin Policor në Obiliq.

Hyseni dyshohet se ka pranuar 1000 Euro për të interferuar në hetimet e një rasti penal.

Ndërsa, nga prokuroria i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.