Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është komandanti policor i Skenderajt që kërkohet të suspendohet pasi shkoi në të pame për Hajrizin

Gazeta10
13 August 2024 - 18:55

IPK ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali bëhet fjalë për Muhamet Kajtazin.

Ai së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore – “Sjellje e rëndë diskredituese”.

Të njëjtit kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Bëhet fjalë për të pamen e Faton Hajrizit, u cili para disa ditësh u varros në vendlindjen e tij, pasi trupi i tij erdhi nga Serbia.

Edhe në një fotografi që ka qarkulluar në rrjet, shihet se një numër policësh kanë shkuar për ngushëllime te familja Hajrizi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.