Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është kosovari 33 vjeçar që Serbia po e akuzon se e vrau policin serb

Gazeta10
18 Korrik 2024 - 9:47

Një polic është vratë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga disa të shtëna në mesnatë në Loznicë të Serbisë.

Mediat në Beograd raportojnë se policia serbe e ka gjetur pasqportën e të dyshuarit dhe se ajo është pasaportë e Kosovës në emër të Artan Hajzirit, të lindur më 1991.

Sipas raportimeve nga mediat serbe, pasi ndaluan një “Mercedes” me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona, gjatë daljes nga vetura një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur një polic në gjoks dhe një tjetër në shpatull, e më pas ka ikur.

MUP-i (Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë) e publikoi fotografinë e këtij personali që tashmë është në kërkim nga autoritetet serbe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.