Rodrigo Muniz është votuar si lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligë, kështu duke u bërë lojtari i tretë në histori të Fulhamit që e bënë këtë gjë.
Muniz ishte bashkë-golashënuesi më i mirë i muajit që lamë pas, duke shënuar katër gola dhe duke regjistruar një asistim, raporton KosovaPress.
Ai shënoi një gol dhe asistoi një në fitoren 3:0 kundër Brightonit, shënoi dy gola në fitoren 3:0 kundër Tottenhamit dhe e përfundoi muajin me një gol të bukur kundër Sheffield United.
22-vjeçari brazilian bëhet lojtari i parë i Fulham që e fiton çmimin në më shumë se 14 vjet.
Portieri Mark Schwarzer ishte fituesi i fundit i Fulham, në shkurt të vitit 2010, ndërsa Louis Saha e fitoi atë në gusht të vitit 2001.
Muniz kryesoi listën e ngushtë me shtatë lojtarë pasi votat e publikut në faqen e internetit EA SPORTS u kombinuan me ato të një paneli ekspertësh të futbollit.