
Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat më të theksuara do të jenë në Rrafshin e Kosovës.
Ka mundësi për reshje të izoluara, kryesisht deri në pjesën e parë të ditës, veçanërisht në zonat malore, ku reshjet do të jenë në formë bore.
Gjatë ditës, vranësirat pritet të tërhiqen gradualisht nga i gjithë territori i vendit.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu, me shpejtësi prej 20 deri në 46 km/h, ndërsa herë pas here pritet të jetë e fortë.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, më të theksuar në Rrafshin e Dukagjinit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 17°C.