Lajme

Ky është personi që dyshohet se shkaktoi zjarr në një banesë në Obiliq, dërgohet në mbajtje

Gazeta10
07 Dhjetor 2024 - 22:33

Një incident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku një banesë u përfshi nga zjarri. Me t’iu përgjigjur rastit, zjarrfikësit intervenuan duke e fikur atë, teksa nuk raportohet për lëndime.

Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara nga Policia, është identifikuar një person si i dyshuar për shkaktimin e veprës penale.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se vuri flakën qëllimisht është Erduan Gashi, rreth 24-vjeçar.

Policia tashmë ka arrestuar personin dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.