Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është Shkumbim Sekiraqa – djali i Salih Sekiraqës që po kërkohet për tentim vrasjen e të riut në Prishtinë (FOTO)

Gazeta10
06 March 2024 - 15:04

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë e cila rrezikoi të përfundojë tragjikisht për të riun, Pajtim Gashi, i dyshuari për rastin, Shkumbim Sekiraqa, ende nuk ka rënë në duart e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Në media ka filluar që të shfaqet edhe fotografin  me portretin e Sekiraqës, i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri Gashin.

Ndryshe, në kuadër të zhvillimit të hetimeve për incidentin e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në rrugën ‘Bedri Shala’ në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme është bastisur shtëpia e të dyshuarit, Shkumbim Sekiraqa.

Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, teksa as Sekiraqa nuk është hasur në atë lokacion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.