
Kushtrim Ibrahimi, drejtor i Shërbimeve Publike në Gjilan, ka bërë të ditur se rreth 80 për qind e territorit të brendshëm të komunës është i kompletuar me rrjet elektrik.
Ai tha se gjendja është e mirë edhe nëpër fshatra, përveç rasteve të defekteve dhe problemeve që shfaqen herë pas here. Sipas tij, operatorët ekonomikë dhe ekipet përgjegjëse reagojnë në kohë të shkurtër për t’i sanuar problemet.
Duke folur për lagjen Gavran, Ibrahimi tha se kërkesa për ndërhyrje është pranuar, por ende nuk është nënshkruar kontrata për realizimin e këtyre punimeve.
“Pothuajse 80% të territorit të brendshëm jemi te kompletuar me rrjet elektrik, njëashtu gjendja është e mirë edhe nëpër fshatëra përpos defekteve ose problemeve që na shfaqen kohë pas kohe, i kemi operatorët ekonomik dhe ekipen që del për kohë shumë të shkurtër dhe intervenon, ndërsa sa i përket lagjes ‘Gavran’ e kemi pranuar si kërkesë por që ende nuk e kemi nënshkruar kontratën për këto punët e vogla, në momentin e parë që ne mundemi me fillu me punu do të intervenojmë”, tha ai në Kanal10.