
Miroslav Lajçak – I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, ka njoftuar se si kanë shkuar takimet e sotme me Kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin, Aleksandar Vuciq.
Në njoftimin e tij, Lajçak nuk ka dhënë shumë informacione, por ka thënë se takimet janë karakterizuar nga diskutime të thella për të gjetur opsione drejt progresit në dialog.
“Sot, së bashku me këshilltarët e lartë të presidentit francez dhe kancelarit gjerman, kam zhvilluar diskutime të thella me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për të eksploruar opsionet për progres në dialog”, ka shkruar ai.
Teksa më tej, ka thënë se ky proces do të do të vazhdojë ditëve të ardhshme./Gazeta10
Today, together with the senior foreign policy advisors of French President and the German Chancellor, I had important in-depth discussions with PM @albinkurti and @predsednikrs @avucic to explore options for progress in the Dialogue. The process will continue in the coming days. pic.twitter.com/BXm0RAmhST
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 9, 2022