
I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe këshilltarët e Scholz-it dhe Macronitit, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, pasdite udhëtojnë në Beograd.
Ata pritet të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në bazë të njoftimi nga zyra e Vuçiq-it, takimi do të mbahet në ora 18:00 në Villën Mir dhe do të ketë një komunikatë për media.
Para pak ditësh, kancelari gjerman, Olaf Scholz si dhe presidenti francez Emanule Macron i janë drejtuar me nga një letër, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Krerët europian, para pak ditësh kishin njoftuar se krahas këshilltarëve të tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, në Kosovë dhe Serbi për vizitë do ta dërgojnë edhe të emëruarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. / Gazeta10