
Emisari i Bashkimit Europian pas bisedimeve të pasuksesshme në Bruksel për dialogun Kosovë – Serbi do të takohet në New York presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas medieve serbe, Vuçiq do të ketë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian, Marash Shevçovich e me Presidentin e Republikës së Koresë, Jun Sok-Yol.
Vuçiq e kryeson delegacionin serb në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Takimi Lajçak-Vuçiq do të zhvillohet pas mosrezultatit në bisedimet e së enjtes në Bruksel.
BE-ja sot doli me një deklaratë zyrtare ku kërkoi nga Kosova dhe Serbia angazhim për gjetjen e një plani për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.