Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajçak e dënon vrasjen e policit: Autorët të sillen para drejtësisë, palët t’i kthehen dialogut

Gazeta10
24 September 2023 - 14:08

Për sulmin në veri të Kosovës ku u vra edhe një pjesëtar i Policisë  së Kosovë, ka reaguar edhe Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Lajçak shpërndau postimin e zyrtarit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe shtoi se dënon sulmon e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës

Ai ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Po ashtu Lajçak ka shkruar se të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë.

”Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak ditëve të fundit është akuzuar nga kryeministri Albin Kurti që në procesin e dialogut është i njëanshëm, në favor të Serbisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.