
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi. Miroslav Lajçak, kanë përfunduar takimin e fundit në Kosovë në veriun e vendit ku janë takuar me përfaqësuesit e serbëve, raporton Gazeta10.
Ata aty janë pritur nga ministri për Komunitete dhe Kthim, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq dhe nga kryetari i Komunës të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.
Lajçak ka thënë se takmi me ta ka qenë shumë i rëndësishëm.
“Një takim shumë i rëndësishëm me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë. Ne patëm diskutime për të gjitha temat e rëndësishme dhe po vazhdojmë udhëtimin tonë për në Beograd,” tha Lajçak.
Lidhur me raportimet se ata kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të vendimit për targa e dokumente për tre muaj.
“Ka shumë spekulime, nuk di asgjë për këtë”, ka thënë shkurt Lajçak.
Takimet e tyre në Kosovë po vijnë pasi paraprakisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishin dështuar të gjejnë ndonjë zgjidhje në Bruksel, për t’i ulur tensionet që janë ngritur së fundmi në veriun e Kosovës e që lidhen me paralajmërimin e Kosovës se do të vendos reciprocitet në targa dhe dokumente kalimi me Serbinë. / Gazeta10.