Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajçak i përgjigjet për herë të parë Kurtit pas akuzave: Kur nuk të pëlqen mesazhi, e sulmon lajmëtarin

Gazeta10
06 October 2023 - 15:04

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, për herë të parë ka folur për akuzat e kryeministrit Albin Kurti se po anon nga Serbia në dialogun e Brukselit.

Përveç njëanshmërisë, Lajçak u pyet nëse akuzat e Kurti janë problem për të ardhmen e dialogut.

“Kur nuk të pëlqen mesazhi ti provon të sulmosh dërguesin. Kështu funksionon. Dialogu është këtu që nga 2011. Ka pasë qeveri të ndryshme në Kosovë e Serbi, përfaqësues të ndryshëm nga BE-ja por dialogu është e vetmja rrugë, sepse fakti është shumë i thjeshtë – s’ka të ardhme europiane pa normalizim”, tha Laçak në forumin , që po mbahet në Budva.

Kurti akuzoi ndërmjetësin europian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Pas dështimit të rundit të fundit të dialogut në Bruksel, Kurti në një konferencë për media në Prishtinë tha se dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.