Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak pas takimit: Diskutuam për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit

Gazeta10
15 May 2023 - 21:18

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit me dy kryenegociatorët Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Lajçak ka treguar se pikë e takimit të sotëm ishte zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit, teksa shtoi se diskutimet do të vazhdojnë.

“Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës Besnik Bislimin dhe Serbisë Petar Petkoviqin për një raund tjetër të takimeve të dialogut në Bruksel. Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë pyetjet e hapura. Diskutimet do të vazhdojnë”, shkroi Lajçak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.