Gazeta10

Lajçak: Pranimi i planit evropian do të zvogëlonte ndikimin e Rusisë në Ballkan

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka thënë sot se pranimi i propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zvogëlojë hapësirën që Rusia të ndërhyjë në ngjarjet në rajon dhe të krijojë kaos.

Lajçak, në konferencën online “Evropa dhe Rusia në Frontin Ballkanik”, tha se pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, stabilizimi i Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë për BE-në, shkruan Danas, transmeton Gazeta10.

Emisari evropian, mes tjerash, vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë problem kyç për të gjithë rajonin, i cili bllokon normalizimin e Ballkanit Perëndimor dhe lirinë e lëvizjes.

“Pranimi i marrëveshjes do të ishte një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin”, tha Lajçaku në këtë konferencë.

Tutje, Lajçaku tha se versioni i ri i aneksit të këtij plani do të diskutohet të shtunën në Ohër.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti janë pajtuar se nuk ka nevojë për bisedime të reja për tekstin e marrëveshjes. Tani duhet të përcaktohet rendi i hapave të ardhshëm, afatet dhe kush duhet të bëjë atë. Kemi krijuar anekse në lidhje me zbatimin e marrëveshjes. Pas bisedimeve të mia në Prishtinë dhe Beograd, është duke u përgatitur një version i ri i aneksit, i cili do të diskutohet në Ohër të shtunën”, tha Lajçaku.

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)