Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak takon Osmanin në New York, flasin për normalizmin e raporteve Kosovë-Serbi

Gazeta10
23 September 2022 - 2:04

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në New York.

Lajcak përmes një postmi në Twitter ka shkruar se me Osmanin kanë diskutuar për procesin e dialogut, dhe normalizimin e marrëdhënieve me  Serbinë.

Ai po ashtu theksoi se diskutuan edhe për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në Nju Jork u takova me Presidenten e Kosovës@VjosaOsmaniPRKS . Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, tha ai.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Osmani ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden, sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.