Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajçak takon Vuçiqin: Biseduam për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

Gazeta10
05 December 2022 - 19:36

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është takuar në sot në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar mbi rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si vazhdim i takimeve të fundit të dialogut.

“Ne diskutuam edhe për çështje aktuale, duke përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë dhe personat e zhdukur”, ka shkruar diplomati sllovak./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.