Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajçak thotë se përgatitjet për bisedime dhanë rezultat

Gazeta10
19 March 2023 - 21:58

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak përmes një shkrimi të gjatë ka folur për përgatitjet e takimit ndërmjet Kurtit e Vuçiqit, e që sipas tij pas një pune intensive ato dhanë edhe rezultat, transmeton Gazeta10.

Lajçak theksoi se pala kosovare e ajo serbe u angazhuan për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për t’i zbatuar detyrimet e tyre.

“Pas kthimit në Bruksel, pata një ditë e gjysmë përgatitje intensive me ekipin tim, të cilat kulmuan me takimin e djeshëm të dialogut të nivelit të lartë në mjedisin piktoresk të liqenit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit, të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe unë, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin zbatues të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar Lajçak.

Ai ka shtuar se takimi në Ohër i dha gjithashtu mundësi për t’u takuar me partnerët në Maqedoninë e Veriut, të cilëve u ështe mirënjohës për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.