
Skuadra londineze, dhe lideri aktual i Premier Ligës ka pranuar sot një lajm jo të mirë sa i përket lëndimit të sulmuesit, Gabriel Jesus.
Jesus pësoi një lëndim në gju në fitoren e Kamerunit 1:0 kundër Brazilit, ku u detyrua të largohej nga fusha për tu zëvendësuar nga Pedro.
Tani është mësuar shkalla e lëndimit të Jesus, ku ylli i Arsenalit pritet të mungojë për disa muaj.
Bëhet e ditur se Jesusit do t’i nevojitet që t’i nënshtrohet operimit në gju, pasi që lëndimi është më serioz se sa që pritej.
Jesus mund të mungojë me muaj të tërë, ku mund të jetë deri në tre muaj.