David Alaba është në fazën e fundit të rikuperimit dhe shumë shpejtë pritet të jetë i gatshëm për lojë.
Alaba në dhjetor të vitit të kaluar kishte këputur ligamentin dhe që nga ajo kohë është jashtë fushave të blerta.
Mbrojtësi austriak raportohet se brenda muajit tetor do të jetë në dispozicionin e Carlo Ancelottit.
Rikthimi i Alabas është padyshim një lajm i mirë për teknikun italian, pasi do të rritej dukshëm konkurrenca në mbrojtjen e “Los Blancos”.
32-vjeçari erdhi te Real Madridi në vitin 2021 si transfer i lirë, por gjatë kësaj periudhe ai është përballur me lëndime të shumta.