Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Lajm i mirë vizita e Blinken”, Kraki ironizion ‘keq’ me Ramën: Ja sa minuta do të flasë për Kosovën

Gazeta10
11 February 2024 - 21:13

Profesori universitar në Paris Nezik Kraki, përmes një postimi në Facebook ka komentuar vizitën në Tiranë të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Kraki tha se vizita e Blinken në Tiranë është një lajm i mirë, por që tha se duhet të keni parasysh se në konferencën e përbashkët me Ramën, ky i fundit do Të flaës 10 minuta për Kosovën.

Madje, ai me ironi tha se “Uroj që zoti Blinken t’ia kërkojë Ramës njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Postimi i plotë

Lajm i mirë vizita e Blinken në Tiranë por një gjë ta keni parasysh.

Në konferencën për shtyp pas takimit Rama Blinken, Edi Rama do flasë 10 minuta për Kosovën.

Nga 10 minutat, 9 do jenë me kritika e akuza ndaj Kosovës për veprime të ngutshme në veri dhe 1 minutë do jetë në stilin « i ftojmë palët të rikthehen në dialog».

Uroj që zoti Blinken t’ia kërkojë Ramës njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.