
Pas mbajtjes së seancës në Gjykatën e Kralevës ndaj tre policëve të rrëmbyer nga forcat policore serbe, tani pritet lirimi i tyre në Kralevë.
Gazeta10 është duke ndjekur nga afër zhvillimet pas seancës që u mbajt sot dhe ka mësuar nga burime se është marrë vendimi për lirimin e tre policëve, të cilët së shpejti do të shoqërohen drejt kufirit me Kosovën.
Këto janë fotografitë nga qendra ku po mbahen policët e Kosovës që u rrëmbyen me 14 qershor në pikën kufitare në fshatin Bajr, brenda territorit të Kosovës./Gazeta10

