Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Thanë se mësimi fillon nga e hëna, drejtoresha dhe mësimdhënënsit nuk kanë ardhur ende në shkollën Shkëndija

Gazeta10
19 September 2022 - 8:52

Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, me një lidhje direkte nga shkolla fillore Shkëndija në lagjen Hajvalia ende as drejtoresha apo ndonjë mësimdhënës nuk kanë ardhur edhe pse është lajmëruar se sot nga ora 11:00 do të filloj mësimi, raporton Gazeta10.

“Këtë të hënë prindërit e kësaj lagjeje kanë paralajmëruar se do t’i sjellin fëmijët e tyre që të mbajnë mësim ndonëse këtu nuk është drejtoresha e shkollës për të biseduar me të por gjatë javës së kaluar prindërit  së bashku me mësimdhënësit kanë mbajtur takim për të biseduar për këtë qështje, pra e gjitha kjo qështje I takon mësimdhënësve se a do t’I pranojnë nxënënsit të mbajnë mësim apo jo…”, tha ndër të tjera gazetari

Gazetari nga terreni theksoi se kjo shkollë nuk ka mabjur asnjë ditë mësimi këtë vit shkollor.

“Në këtë shkollë, ndonëse prej ditës se parë dhe kemi hyrë në javën e katërt zyrtarisht prej kur sic dihet SBASHK-u ka thirrur grevën në arsim. Kjo shkollë nuk e ka mbajtur as një ditë mësimi…”, tha gazetari.

Sipas orarit të rregulltë, fëmijët do të duhej të fillonin mësimin nga ora 08:00./Gazeta10.

https://www.youtube.com/watch?v=2MEYLouJqn4

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.