
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se viktimat e dhunuara në Klinë dhe Istogë janë të mitura, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit janë ndaluar dy të dyshuar me iniciale F.SH dhe M.Z dhe është bërë këresë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi”. Ndërsa në rastin e dytë, me urdhër të Prokurori të Shtetit është ndaluar i dyshuari M.Z., nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur nga komuna e Istogut gjatë muajit të kaluar. Po ashtu, gjatë ditës se sotme, Prokurori i Shtetit për të pandehurin M.Z., do bëjë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës. Lidhur me këto çështje penale, Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e gjitha rrethanave të këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim./Gazeta10.