Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

LAJMI I FUNDIT: Japin dorëheqje kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe këshilltarët komunalë

Gazeta10
06 November 2022 - 9:46

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Gazeta10.

Dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut .

Lista Serbe dje njoftoi se kanë marrë vendim që të largohen nga të gjitha institucionet në Kosovë, derisa kryetari i këtij subjekti, Goran Rakiq, tha se po jep dorëheqje nga posti i ministrit.

Kujtojmë që këto dorëheqje vijnë pasi Kosova nisi zbatimin e modifikuar për targat dhe suspendimit të drejtorit të policisë në veri, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi ta zbatonte këtë vendim./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.