
Pak kohë më parë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në veri të Mitrovicës.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pranë Shkollës Teknike në veri.
Nga sulmi, dyshohet se ka pësuar lëndime një zyrtar policor gjersa janë dëmtuar disa vetura të Policisë.
Ky veprim ka pasuar me lëshimin e alarmit të njohur si ‘uzbuna’ i cili vazhdon të bie tash e njëzetë minuta.