Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LAJMI I FUNDIT: Sekretari i MKRS-së, Xhelaldin Krasniqi dyshohet se e sulmoi fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifin

Gazeta10
13 November 2024 - 10:36

Një mosmarrëveshje dyshohet se ka përfunduar me sulm fizik para pak çastesh në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Burime të Gazeta10, bëjnë të ditur se sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Xheladin Krasniqi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifin.

“Sekretar i MKRS-së, Xhelal Krasniqi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifi, rasti është lajmëruar në polici dhe sekretari Krasniqi tashmë ndodhet në Polici”, ka njoftuar burimi.

Gazeta10 ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

Kujtojmë se, Xheladin Krasniqi vite më parë ishte bërë i njohur për gjuhën e tij homofobike ndaj shfaqjes “55 shades of gay” nga Qendra Multimedia.

Ai këtë shfaqej e kishte quajtur “degjenerim të skajshëm” dhe kishte kërcënuar me vdekje.

“Uuuuu çfarë degjenerimi i skajshëm. E shpat e bi bre. Mir ish kon para se me ju hjek kokën, me ja u rras shpaten ne b…” – kishte shkruar ai në Facebook.

Për këtë gjuhë të papranueshme, Krasniqi në atë kohë ishte dërguar në mbajtje për 48 orë nga Policia e Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.