Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

LAJMI I FUNDIT: Specialja ia konfiskon telefonin edhe vëllait të Calit

Gazeta10
13 September 2023 - 20:53

Me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, zyrtarë të EULEX-it ia kanë konfiskuar telefonin Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it.  Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”.

“Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”, tha Shala.

Tutje, Shala tha se pas ekzaminimit të telefonit të Mustafës atëherë do të vërtetohet se nuk ka asgjë të vërtetë në pretendimet e Prokurorisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.