Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Malishevë

Gazeta10
31 August 2023 - 14:28

Një vrasje ka ndodhur në Malishevë. Siç mëson Gazeta 10 viktima është një burrë i moshës rreth 30 vjeç.

Për vrasjen në fjalë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se “sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri”.

“Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekjen e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Elezaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.