Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lakers dështojnë kundër Rockets në Konferencën Perëndimore

Gazeta10
16 March 2023 - 11:14

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA,  raporton Gazeta10.

Los Angeles Clippers ka arritur të triumfojë para adhuruesve të vet në derbin e mbrëmjes ndaj Golden State Warriors me tetë pikë diferencë 134:126.

Ka qenë një duel shumë i barabartë me dy skuadrat që kanë pasur epërsinë, por në fund vendasit ishin ata që morën fitoren.

Kawhi Leonard ishte më meritori për fitoren e Clippers, pasi e mbylli ndeshjen me 30 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.

Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe Paul George që shtoi 24 pikë e shtatë asistime, derisa qendra Ivica Zubac kontribuoi me 19 pikë e 16 kërcime.

Te mysafirët më i miri në parket ishte Stephen Curry që realizoi 50 pikë e gjashtë e gjashtë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Befasia e mbrëmjes ndodhi në Toyota Center të Houstonit, ku Houston Rockets kanë mposhtur LA Lakers me katër pikë diferencë 114:110./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.