Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lamine Yamal pritet t’i mungojë Barcelonës edhe ndaj Celta Vigos

Gazeta10
21 November 2024 - 10:40

Barcelona të shtunen do ta luaj ndeshjen e radhës në La Liga, ku do të përballen me Celta Vigon.


Trajneri Hansi Flick për këtë ndeshje si duket nuk do të mund të llogaris në shërbimet e talentit 17 vjeçar, Lamine Yamal.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ”AS”, nga burimet e saj thuhet se spanjolli nuk ka kaluar ende lëndimin.

“Është shumë e vështirë për të luajtur të shtunën.”, deklaruan nga dhomat e zhveshjes së Barcelonës.

Kujtojmë që Yamal ka pësuar një goditje në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve në Beograd kundër Crvena Zvezdës dhe për këtë kishte munguar edhe në ndeshjen ndaj Real Sociedadid dhe nuk u ftua te kombëtarja e Spanjës, për ndeshjet e muajit nëntor.

Sipas raportit mjekësor nga stafi mjekësor i Barcelonës, sulmuesi spanjoll do të jetë jashtë fushave për sa paky dy deri në tre javë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.