Trajneri i përkohshëm i Chelseat, Frank Lampard ka zbuluar se Reece James do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, ndërsa në të njëjtën situatë duke se është edhe mesfushori Mason Mount.
James iu nënshtrua një skanimi për një problem të kofshës, ndërsa Mount ka një dëmtim të muskulit.
“Reece James do të jetë i padisponueshëm për pjesën tjetër të sezonit, po ashtu edhe Mason Mount”, tha Lampard.
“Reece kishte një dëmtim të kërdhokullës në ndeshjen e mesjavës”, shtoi Lampard. “Ai e kaloi atë, por më pas bëri një skanim dhe ai nuk do të jetë më në dispozicionin tonë për këtë sezon. Ndërsa Mason ka mbartur një dëmtim të muskulit për një kohë të gjatë. Ai ka qenë duke u përpjekur në mënyrë jashtëzakonshme, por ai do të ketë një operacion të vogël, pastaj një rikuperim katër-javor. Kjo gjë që është padyshim zhgënjyese për ne”, theksoi Lampard.
Lampard, erdhi në fillim të këtij muaji për të zëvendësuar Graham Potter deri në fund të sezonit. Ai ka humbur të katër ndeshjet e periudhës së tij të dytë në krye të londinezëve.
“Blutë” janë në vendin e 11-të në tabelën e Premier Ligë ndërsa janë eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi.