
Analisti politik nga Shqipëria, Ardit Gjinali, i ftuar në emisionin “Gazeta” ka vlerësuar se rikthimi i Vjosa Osmani në Lidhja Demokratike e Kosovës do të kishte ndikim pozitiv për partinë.
Duke folur në Kanal10, Gjinali tha se largimi i Osmanit dhe i ekipit të saj politik kishte sjellë pasoja për LDK-në, ndërsa rikthimi i saj tashmë paraqet një mundësi për bashkim dhe një fillim të ri politik.
Sipas tij, palët duket se i kanë lënë pas mosmarrëveshjet e së kaluarës dhe kanë hapur rrugë për një bashkëpunim të ri brenda LDK-së.
“Largimi i Osmanit dhe i të gjithë atij ekipi politik të cilët ishin mbështetës të saj patjetër që kishin pasoja politike për LDK-në, dhe rikthimi i saj në LDK-në është i mirë për këtë parti sepse mendojë që palët ja kanë lënë të shkuarës problemet dhe tani i kanë hapur rrugë një fillimi të ri LDK-së, dhe ky bashkim i Vjosa Osmanit me këtë parti është moment për një bashkëveprim të ri politik”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10