Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Largohen mbeturinat në Prishtinë

Gazeta10
14 March 2023 - 19:44

Një ditë grevë e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” ka bërë që Prishtina të mbushet mbeturina. Të hënën, punëtorët e “Pastrimit” protestuan në kërkim të kushteve më të mira të punës e rritje pagash.

Si shenjë proteste ata nuk dolën të mbledhin mbeturinat.

Ndërkohë ka reaguar drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.

Ai në rrjetin social ka shkruar se, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar grumbullimin e mbeturinave në Kryeqytet.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar grumbullimin e mbeturinave në Kryeqytet. Në të njëjtën kohë, shpresojmë që të arrihet marrëveshja në mes të Menaxhmentit/Bordit të ndërmarrjes “Pastrimi” dhe Sindikatës!”, ka shkruar Musliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.