Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Latifi: AAK-ja janë luftëtarë në koncept edhe në paqe

Gazeta10
24 Korrik 2023 - 22:28

Kryetari i Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi e cilësuar partinë e tij si një ‘’parti luftarake’’.

Ai në “PolitikOFF’’, ka thënë se i admiron sportet luftarake dhe se partia që i përket është e tillë pasi që sipas tij lufton edhe në kohë paqeje për të shërbyer në të mirën e publikut, shkruan Gazeta10.

‘’Sportet luftarake në përgjithësi i admiroj. Nuk jam ndonjë sportist i zoti, sidoqoftë i admiroj. I admiroj sepse është koncepti i ndryshimit, revolucionaritetit. Ne jemi luftëtarë ne koncept. Natyrisht luftëtarë edhe në kohë paqe, të përgatitur për me zhvillu betrja të mundimshme, të gjata, të vështira por që kanë një objekt të caktuar e që përmbushja e tij i shërben publikut.’’, tha Latifi.

Tutje, ai për garën e kartingut tha se secili që fiton nga AAK-ja është fituese e tërë partia./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.